Albanian 1Të dua, o Zot, forca ime. 2Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë. 3Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t'u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi. 4Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar. 5Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara. 6Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij. 7Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë. 8Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij. 9Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij; 10i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës. 11Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit. 12Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij. 13Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij. 14Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap. 15Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan. 16Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta. 17Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë. 18Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time, 19dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do. 20Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia, 21sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im, 22sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij. 23Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë. 24Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij. 25Ti tregohesh i dhimbshëm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtë me njeriun e drejtë. 26Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun, 27sepse ti je ai që shpëton njerëzit e pikëlluar dhe ul sytë që janë krenarë; 28ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time, 29sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur. 30Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai. 31Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim? 32Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur. 33Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta; 34ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri. 35Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh. 36Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar. 37I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj. 38I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia. 39Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje; 40ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin. 41Ata klithën, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje. 42I kam shkelur deri sa i bëra si pluhuri para erës; i kam fshirë si balta e rrugëve. 43Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer. 44Me të dëgjuar emrin tim, ata më dëgjuan dhe m'u bindën; të huajt m'u nënshtruan. 45Të huajt u ligështuan dhe dolën duke u dridhur nga fortesat e tyre. 46Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim! 47Ai është Perëndia që hakmerret për mua dhe që më nënshtron popujt; 48ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën. 49Prandaj, o Zot, unë do ta kremtoj midis kombeve emrin tënd me këngë. 50Çlirime të mëdha ai i jep mbretit të tij dhe tregohet dashamirës me Davidin, të vajosurin e tij, dhe me fisin e tij përjetë". |