Fjalët e urta 18
Albanian
1Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.

2Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.

3Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.

4Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

5Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.

6Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

7Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

8Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.

9Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

10Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.

11Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

12Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

13Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

14Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?

15Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

16Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

17I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

18Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

19Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

20Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

21Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.

22Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

23I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

24Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Proverbs 17
Top of Page
Top of Page