Albanian 1Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi. 2Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun. 3Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona. 4Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela) 5Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive. 6Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde! 7Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi. 8Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë. 9Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe. |